Sarandë, kishte vjedhur supermarketin, arrestohet 45- vjeçari

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e një shtetasi 45 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij sipas policisë është kryer pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale ”Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës që ka qënë i punësuar, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarket në Sarandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.