Saranda në alarm COVID-i, ceremonitë mortore dhe mos respektimi i distancës shkaqet kryesore të përhapjes së virusit
5 ditët e para të muajit shkurt kanë sjellë infektime në masë me koronavirus në Sarandë dhe në rrethinat e saj.
Mjekët bëjnë apel për kujdes, ruajtjen e distancës dhe respektimin e rregullave kundër COVID-19.
Specialistet e Shëndetit Publik mbyllën një shkollë të mesme dhe Hipotekën e Sarandës pas prekjes me COVID-19 të një pjese të konsiderueshme të stafit të punës.
Ceremonitë mortore dhe mos respektimi i distancës mbeten shkaqet kryesore të përhapjes së shpejtë të virusit.
Mjaft shqetësues ngel fakti që rrugëve të Sarandës sheh shumë pak persona që lëvizin me maska mbrojtëse.
Që prej fillimit të pandemisë në Delvinë dhe Sarandë janë prekur me covid 19, rreth 1200 persona.