Adrian Gurma: Saranda gati për turistët, investimet drejt përfundimit! Së shpejti muze dhe qendër sportive multidimensionale

Saranda do të jetë gati për të pritur turistët për sezon turist qe po vjen. Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma në një intervistë për Report Tv tha se të gjitha investimet infrastrukturore në shëtitoren e qytetit janë drejt fazës së përmbylljes dhe se në sezonin turistik do të jetë gjithçka gati për turistët.

Gurma bëri të ditur se në 2022 do të jetë gati edhe rruga Lëkurs- Kanali i Çukës që do të lehtësoj ndjeshëm trafikun në Sarandë.

“Ritmet e punimet në shëtitore janë të kënaqshëm dhe janë realizuar një pjesë e madhe e punimeve dhe në sezonin turistik që vjen shpresojmë që do të jetë gati dhe punimet do të jenë mbyllur.  Aktualisht punimet në shëtitore janë drejt fazës përmbyllëse dhe me nisjen e sezonit turistik shëtitorja të jetë gati për qytetarët dhe turistët. Jemi duke përgatitur edhe një investim të madh që do i jap një tjetër qasje fluksit dhe lëvizjes në qytet për rrugën Lëkurs-Kanali i Çukës, është një investim madhor dhe do të lehtësoj trafikun. Ky investim do të jetë gati, por në 2022 do të jetë gati”, tha Gurma.

Në lidhje me ofertat kulturore dhe turiste për turistët, Gurma tha se po punohet me Fondin Shqiptar për Zhvillim që të krijojnë një muze multifunksionale dhe një qendër sportive multidimensionale që do të jenë pjesë e paketave turistike për turistët.

“Investimet përmirësojnë ndjeshëm ofertën turistike por duhet të kemi investime edhe në kulturë dhe art dhe jemi ende në diskutime dhe duke planifikuar një paketë të rëndësishme investimesh me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Në shëtitore do të ndërtojmë një muze multi-funksionale që të ekspozojmë pasuritë tona dhe kulturë. Do të sjellim Butrintit një hap më afër. Do të ndërtojmë një qendër multidimensionale sportive dhe dëshirojmë të rikonstruktojmë sallën e kinoteatrin duke paraqitur projektin tek një donator serioz”, tha Gurma.