Kush është Vesel Koçiu? Kreu i ri i PD Sarandë ish i dënuar për shpërdorim detyre

Pas ndarjes nga jeta të Haris Memës, Partia Demokratike ka emëruar si kryetar dege për një periudhë të përkohëshme në Sarandë nënkryetarin Vesel Koçiu,  ish i dënuar për ‘shpërdorim detyre’.

Ndryshe ai mbahet mend dhe si ish kryekomunari, i cili lejoi ndërtimin e objekteve pa leje në mes të ditës në Ksamil.

Ndërkohë që për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi është emëruar Bujar Leskaj, drejtues politik përgjegjës për degën Sarandë dhe Kryesia e Degës.

Kujtojmë që ish zyrtari i ALUIZNI-t në këtë qytet, asokohe, Vesel Koçiu është kallzuar nga KLSH në vitin 2015 me në krye Bujar Leskajn për “Shpërdorim detyre” në procesin e legalizimit të objekteve në zonën e Ksamilit, në Sarandë.

Ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë asokohe e pati shpallur fajtorë duke e dënuar me 6 muaj burg.

Sot gjashtë vite më pas, ‘ndodh çudia’, dhe ngarkohet kallzuesi të ndjekë procedurat për emërimin në detyrë të të kallëzuarit.

Pra ai që e çoi në ndjekje penale, sot do e prezantojë, ku kallëzuesi do ndjekë procedurat për të kallëzuarin.