Mbërrijnë vaksinat në ISHP, ruajtja sipas standardeve
Tiranë, 1 Shkurt – 1170 dozat e para të mbërritura nga marrëveshja me Pfizer kanë mbërritur ne Institutin e Shëndetit Publik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur proçesin e vendosjes së vaksinave të sapoardhura brenda frigoriferë të ISHP në temperaturën -80°, ku do të ruhen të sigurta sipas standardeve.
Më herët Kryeministri Rama, ministrja Manastirliu dhe ministri Ahmehtaj pritën ardhjen e vaksinave të para nga marrëveshja me Pfizer dhe nga nesër do të vijojë vaksinimi me dozën e dytë për 50 mjekët e parë që janë vaksibuar më 11 Janae dhe do të vijojë dhe zgjerohet procesi i vaksinimit për mjekët dhe infermierët ne vijën e parë të betejës me covid19.