Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri
Zv Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka njoftuar në një konferencë për shtyp, se numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri është rritur në dhjetë.
Gjashtë persona të prekur nga Covid-19 janë të lidhur me dy rastet, babë e bir, të infektuar pas qëndrimit të djalit 28 vjeçar në Firence.
Ndërsa dy raste të tjera pa lidhje me këta dy persona, janë një 31 vjeçar që ka qëndruar një ditë në Milano dhe një tjetër pacient i shtruar në spitalin e Durrësit.
Autoritetet u bënë sërish thirrje qytetarëve, të marrin masa për të ndalur përhapjen e virusit, duke shmangur grumbullimet, kafeneve dhe duke aplikuar higjenë personale.