Koronavirusi, deputeti i Vlorës: Pini raki ball kazani, ndajeni me zonjat tuaja për tu pastruar dhe dezinfektuar

Këshilla për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit ka dhënë edhe deputeti i Vlorës, Vullnet Sinaj.

Keshillat e Vullnet Sinajt është alkoli që po këshillohet si dezinfektanti më i mirë për parandalimin e virusit.

“Kujdesuni për veten, sepse kështu do të kujdeseni për familjen tuaj dhe gjithë
shoqërinë!

Higjena dhe shmangia e takimeve me shumë njerëz këto ditë është masë parandaluese, prandaj nuk duhen neglizhuar

Alkoli po këshillohet si dezinfektanti më i mirë për parandalimin e virusit.

Rakia Ball Kazani nuk mungon as në zonën e Vlorës prandaj, të dashur miq pini më pak dhe ndajeni rakinë me zonjat tuaja, për të pastruar dhe dezinfektuar”, shprehet Sinaj. /Sarandanews/