Tre titullarët kryesorë largohen nga ekipi Butrintit
Pas disa afrimeve, tek Butrinti në këtë merkato janari ka pasur dhe disa largime të rëndësishme.
Bëhet fjalë për tre titullarë që pjesën e parë të sezonit kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë.
Mbrojtësi Selindjon Zholi, portieri titullar si dhe mbrojtësi Matushi nuk do të jenë më pjesë e skuadrës për pjesën e mbetur të kampionatit.
Kujtojmë që Kategoria e dytë nuk ka ende një datë se kur do të mund të rinisë, kjo për shkak të motit të keq. /Sarandanews.com/