Shqiptarja e zhdukur në Greqi, zbulohen dëshmi të tjera: Policia e Omonias e di ku ndodhet

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me Artemis Vasili, 19-vjeçaren shqiptare të zhdukur në Greqi që prej 16 Tetorit të vitit 2020. Emisioni “Dritë në Tunel” në median greke ka zbuluar disa dëshmi të reja. Një prej tyre ka deklaruar se e ka parë Artemisin në një zonë kontrolli.

“Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ka disa oficerë policie që paralajmërojnë se kur është koha për tu larguar. Ditën që shkoi prokurori, ata u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën dhe e morën Artemis nga atje”, tha ai. Policia ka rifilluar kërkimet në zonë, por pa rezultat.

Shoqja e ngushtë e 19-vjeçares kujtoi një incident të ndodhur në muajin korrik që mendohet se ka lidhje me zhdukjen e saj.

“Një ditë në verë, prindërit e saj po e kërkonin sepse ajo mungonte me orë të tëra. Ajo më kishte thënë se do të shkonte vetëm në Varkizë për të notuar. Unë nuk e besova, megjithatë… Ka shumë skenarë që kalojnë nëpër mendjen time. Kam frikë se i ka ndodhur diçka e keqe”, tha ajo ditën e djeshme po në të njëjtin emision.

Miq të tjerë të Artemisit thonë se zona e Varkizës duhet të hetohet në lidhje me gjurmët e Artemisit, sepse ajo shkonte atje dhe qetësohej. Ditën kur ajo u zhduk, ajo u pa duke pritur në stacionin e dytë të Atikës në Koropi.