Dita Ndërkombëtare e Holokaustit/ Saranda ka meritën e saj në mbrojtje të hebrejve
Ne Diten Ndërkombëtare e Holokaustit edhe Saranda dhe Delvina kane meritën e tyre në mbrojtje të hebrejve.
Ne fillim te viteve ’90 qytetari sarandiot Qani Sulo , tregonte per “Gazeten Shqiptare”se “Pasi mberriten ne Sarande formacionet gjermane, thirren perfaqesuesit e dy komuniteteve fetare ne qytet dhe u kerkuan atyre te dorezonin (ose te tregonin ku banonin) hebrejte.”
Sipas Sulos, Sarandes iu la rreth tre ore kohe. Perfaqeusesit e komuniteteve fetare, u rikthyen te komanda gjerman e cila ishte vendosur ne katin e dyte te nje ndertese e cila ekziston edhe sot (perballe bashkise.)
Perfaqesuesit e kishin vendosur te tregoni vetem nje version, tregonte Qani Sulo i cili aso kohe ishte i ri por kishte nje te aferm te tij ne perfaqesine e komunitetit musliman: “Zoti komandant, biseduam me banoret , i kerkuam edhe vete por ata pak hebrej qe kishte qyteti, nuk i gjeti askush. sepse qenkan larguar tre dite perpara se te mberrinte ushtria juaj ketu ne qytet. Kane ikur me det, me varka..”.
Sipas episodit te treguara nga Sulo, perfaqesuesit e komuniteteve fetare e dinin mjaft mire , cfar i priste nese do te gjenin qofte edhe nje hebre. “Por e moren rrezikun ne sy”.-tregonte ai per “Gazeten Shqiptare”