Këshilla për të mbajtur larg koronavirusin
Për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi COVID-19 është e rëndësishme të dini se si përhapet ai.
PËRHAPET
Koronavirusi përhapet përmes piklave të tështitjes ose kollës. Për të infektuar dikë, virusi duhet të kalojë nga hunda ose goja e një personi të infektuar, në sytë, hundën ose gojën e një personi tjetër.
Kalimi mund të bëhet drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte përmes prekjes dhe sipërfaqes së objekteve të ndryshme. Nëse e dini këtë, kjo do ju ndihmojë të mbani mend dhe hapat që duhet të ndiqni për t’u mbrojtur nga virusi.
ÇFARË DUHET TË BËNI?
– Lani duart siç duhet dhe sa më shpesh
– Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kollitni dhe teshtitni.
– Hidhini pecetat e përdorura në një kosh dhe lani duart.
– Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe sipërfaqet e prekura shpesh.
– Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëz që nuk janë mirë.
– Ndiqni këshillat e udhëtimit nga institucionet
NUK DUHET:
– Mos prekni sytë, hundën ose gojën nëse duar të palara.
– Mos i ndani me të tjerët sendet që prekin gojën tuaj, për shembull shishet apo gotat.
LANI DUART:
– Pasi të kolliteni ose teshtini
– Para dhe pas ngrënies
– Para dhe pas përgatitjes së ushqimit
– Nëse jeni në kontakt me një person të sëmurë, veçanërisht me ata që kanë ethe ose simptoma të frymëmarrjes, kollë, gulçim, vështirësi në frymëmarrje)
– Pasi keni përdorur mjetet e transportit publik ose keni qenë në një turmë
– Nëse keni prekur kafshë ose mbeturina të tyre
– Para se të pini një cigare
– Nëse duart tuaja janë të pista
– Pas përdorimit të tualetit
Mbajini duart të pastra, hidratojini ato shpesh. Çdo produkt bazë që nuk është me parfum apo me ngjyrë është në rregull.
Mos vishni doreza në vend që të lani duart. Virusi merret edhe përmes tyre.
MASKAT PËR FYTYRËN
– Përdorimi i maskave nuk ka gjasa të sjellë ndonjë përfitim nëse nuk jeni i sëmurë. Personat e sëmurë do të këshillohen nga mjeku se kur duhet të përdorin një maskë.
– Punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë nevojë për maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale, për t’u mbrojtur nga infeksioni gjatë punës së tyre.