Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Mbyllen institucionet arsimore për 2 javë, pezullohen fluturimet dhe udhëtimet detare me Italinë e Veriut

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, qeveria vendosi të mbyllë të gjitha institucionet arsimore për një periudhë 3-javore. Si pjesë e masave për përballimin dhe kufizimin e përhapjes së Covid-19, në mbledhjen e qeverisë këtë mëngjes, kryeministri Rama tha se do të pezullohen të gjitha udhëtimet ajrore dhe detare me veriun e Italisë, prej një dite në karantinë. Kryeministri tha gjithashtu se do të kërkohen pezullimi i të gjitha aktiviteteve sociale dhe sportive.

Në mbledhjen e qeverisë, thërritur pak orë pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri, Rama bëri thirrje për qetësi. “Receta më e gabuar tani është paniku”, tha ai. “Por ilaçi më i mirë në këto raste është qetësia. Zbatoni rreptësisht rekomandimet e autoriteteve dhe informohuni nga burimet zyrtare”.

“OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve”, tha kryeministri. “Është një masë shumë drastike, e përdorur thuajse fare, ose pjesërisht në raste shumë specifike, të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria nuk i ka. Ne planin e veprimit e kemi në tryezë dhe sot me konfirmimin e rastit të parë, futemi në skenarin e parë”.

Qeveria ka vendosur një fond prej 400 milionë lekësh, për të plotësuar disa nevoja të kësaj faze të sistemit tonë shëndetësor, tha kryeministri.