Delvina pa ujë, rreshjet shkaktojnë dëme tek burimi i Vrizit
Moti i keq në Delvinë ka shkaktuar që prej disa ditësh qyteti të mbesë dhe pa ujë.
Kjo për shkak se rreshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar një problematikë seioze në burimin e Vrizit duke e bërë ujin të papërdorshëm për momentin .
“Rreshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar një problematikë seioze në burimin e Vrizit duke e bërë ujin të papërdorshëm për momentin .
Jemi duke bërë përpjekjet maksimale për sistemimin e ujërave përreth burimit.
Në bashkëpunim me NJVKSH Delvinë po ndjekim në vazhdimësi kryerjen e analizave të ujit.
Analizat e kryera sot në orët e para të mëngjesit tregojnë përmbajtje bakteriologjike,fakt ky që e bën të pamundur furnizimin me ujë të
popullatës .
Të gjithë banorët janë të lutur të përdorin çezmat publike për të realizuar furnizimin me ujë të pijshëm.
Përballë kesaj situate të vështirë, të kushtëzuar nga moti i keq ,kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi’, sqaron kryebashkiakja Majlinda Qilmi. /Sarandanews.com/