Fluksi në fundjavë drejt detit, policia: Kemi shtuar patrullat për të shmangur trafikun

Drejtoria e Policisë Rrugore shton masat përgjatë fundjavës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e fluksit të lëvizjes së pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, duke shtuar patrullat rrugore përgjatë këtyre akseve, në bashkëpunim edhe me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat” që janë të planëzuara në zonat bregdetare.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar e drager:
Janë pezulluar 159 leje drejtimi, nga këto:
•             37 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur
•             94 për shpejtësi
•             28 për qarkullim në sens të kundërt

Po gjatë fundjavës janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga këta:
•             13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur,
•             15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi,

Gjithashtu janë vendosur 4458 masa administrative, nga këto:
•             278 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
•             308 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
•             666 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
•             238 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë,
•             2011 për parkim të gabuar,
•             957 për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore njofton se edhe gjatë  javës shërbimet e Policisë Rrugore  do vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.