Rrugë balte në Ksamil, banorët kërkojnë investime
Zona turistike e Ksamilit vuan mungesën e investimeve në infrastrukturë.
Një pjesë të rrugëve atje i mbulon balta sa herë ka reshje shiu. Banorët atje thonë se nuk u është kthyer kurrë në investime taksat që paguajnë.
“Jam 16 vjeçe dhe nuk jam kthyer një herë në shtëpi e pastër siç kam dalë, por me baltë deri në gju. Kështu është katandisur Kasamili.”
Rrugët me baltë ku ecin banorët e Ksamilit janë dëshmi e mungesës së investimeve.
“Rruga është copë-copë, nuk ka vënë dorë njeri.”
Pas shirave, në brendësi të lagjeve bëhen gati të pakalueshme.
“Kemi kaq vite që jetojmë në këtë situatë.”
Balta dhe mungesa e ndriçimit në ditët me shi izolojnë të moshuarit, ndërsa ata që e vuajnë më shumë janë nxënësit e shkollave.