Bashkia Sarandë publikon 3 fotot më të bukura të muajit

Muajin gusht bashkia Sarandë shpalli një konkurs për fotogratinë më të bukur të shkrepur nga qyteti bregdetar.

Në këtë konkurs morën pjesë qindra qytetarë, ku nuk munguan dhe turistët e huaj.

Sot bashkia ka publikuar dhe 3 fotografitë sipas saj më të bukura.

“Bashkia Sarandë falenderon të gjithë ju që u përfshitë në këtë aktivitet të bukur, për të shprehur me imazh fotografik impresionet personale, që ju ofroi kjo verë për Sarandën si destinacion pushimesh.

Pas një muaji të tërë prurjesh interesante gjatë gushtit 2021, po bëjmë publik vlerësimin për fotografitë më të pëlqyera, nga publiku në Facebook në bazë të like që janë: (autori-tema-momenti).
Faleminderit të gjithëve!
Me shumë vlerësim dhe mirënjohje për secilin.

Suela Likaj
Manjola Celo
Esmeralda Kallojeri”, shkruan bashkia që ka publikuar dhe fotot e mëposhtme. /Sarandanews.com/