Rrugë balte në Ksamil, banorët kërkojnë investime

Zona turistike e Ksamilit vuan mungesën e investimeve në infrastrukturë.

Një pjesë të rrugëve atje i mbulon balta sa herë ka reshje shiu. Banorët atje thonë se nuk u është kthyer kurrë në investime taksat që paguajnë.

“Jam 16 vjeçe dhe nuk jam kthyer një herë në shtëpi e pastër siç kam dalë, por me baltë deri në gju. Kështu është katandisur Kasamili.”

Rrugët me baltë ku ecin banorët e Ksamilit janë dëshmi e mungesës së investimeve.

“Rruga është copë-copë, nuk ka vënë dorë njeri.”

Pas shirave, në brendësi të lagjeve bëhen gati të pakalueshme.

“Kemi kaq vite që jetojmë në këtë situatë.”

Balta dhe mungesa e ndriçimit në ditët me shi izolojnë  të moshuarit, ndërsa ata që e vuajnë më shumë janë nxënësit e shkollave.