Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme në bregdetin e Jugut/ Publikohet lista me 58 pronarët
Drejtoria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë ka përgatitur listën e pasurive, pronarët e të cilave mund të aplikojnë për lëshimin e certifikatës së pasurisë.
ASHK publikoi listën prej 58 banorësh që mund të aplikojnë pranë Drejtorisë së ASHK Vlorë ose online përmes portalit “e-albania” për të marrë certifikatën e pasurisë.
Në kuadër të procesit të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në zonat kadastrale të bregdetit të Jugut, më datë 15 tetor u bë konsultimi publik (45 ditor) për regjistrimin fillestar me banorët e fshatit Ilias, Bashkia Himarë, përkatësisht në Zonën Kadastrale ZK. 1982.
Pas përfundimit të kësaj faze më 28 nëntor 2020, vijoi faza e shqyrtimit të ankesave dhe pas saj rregjistrimi i pasurive të paluajtshme.