E goditi skrepi, vdes në kantierin e ndërtimit i riu në Vlorë

Një 25 vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti në punë në Vlorë.

I riu ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, por në një moment në rrethana ende të paqarta ai është goditur nga skrepi që po punonte aty pranë duke marrë plagë të rënda.

Dërgimi i tij në spital me shpejtësi nuk ka mundur që t’i shpëtojë jetën.

Ky është punëtori i tretë që ndërron jetë brenda pak ditësh në kantieret e ndërtimit në Shqipëri, ndërsa administratorët e kompanive vijojnë të mos dënohen.