2021 me lajme të mira për Gjirokastrën
Nga Flamur Golemi, kryetar i bashkisë Gjirokastër
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit miratuam buxhetin e vitit të ardhshëm, ku kemi parashikuar disa investime të rëndësishme.
? Do të rikualifikojmë hapësirën përreth stadiumit, duke e shndërruar në një ambient rekreativ në shërbim të qytetit, larg asaj që shohim sot.
? Do të rikonstruktojmë rrugën e fshatit Picar.
? Do të rehabilitojmë disa kanale vaditëse në zonat rurale për të ndihmuar fermerët, si dhe do të ndërhyjmë në Urën e Subashit.
? Investime të tjera të vogla do të bëhen në rrugët rurale të disa fshatrave.
? Rikonstruksionin e Teatrit “Zihni Sako”, ku po punohet, do ta përfundojmë me shumë mundësi në pranverë të vitit të ardhshëm.
? Ndërkohë që dy projektet madhore, që presim të fillojmë gjatë 2021, me mbështetjen direkte të qeverisë, janë rehabilitimi i Sheshit “Cerciz Topulli” dhe ndërtimi i parkimit nëntokësor, si dhe Bypassi që nis nga Ura e Nanxës.
? Këto kantiere që do të hapim gjatë 2021 janë shumë të rëndësishme për të përmirësuar më tej jetën e banorëve, për të krijuar vende të reja pune, për të nxitur investime të reja dhe për të ndihmuar perspektivën zhvillimore të Gjirokastër, si një pol i rëndësishëm turistik në jug të vendit. ?