FOTOT/ Rikonstruktohen rrugët në Shelegar, Berdenesh, Lëkures dhe Gjashtë
Bashkia e Sarandës ka mbajtur premtimin për banorët e fshatrave Gjashtë, Lekurës, Berdenesh e Shelegar.
Në të katërt këto fshatra, është bërë e mundur rikonstruksioni i rrugëve, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve.
“Vazhdon sistemimi i rrugëve në fshatrat Gjashtë,Lekurës,Berdenesh e Shelegar.
Ecim”, shprehet kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma që ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve.
Gjithashtu, dhe deputeti zonës Alket Hyseni ka përshëndetur këtë punë të kryer nga bashkia që i vjen në ndihmë banorëve të këtyre zonave.
“Cdo ditë nga një punë të re Bashkia Sarandë.
Sot një rrugë më shumë në Shelegar, Berdenesh, Lëkures dhe Gjashtë.
Puna vazhdon për përmirësimin e infrastrukturës në fshatra dhe lagjet periferike”, nënvizon Hyseni. /Sarandanews.com/