Dhuna gjatë ndeshjes në Delvinë, polica jep detajet
Një incident i rëndë ndodhi sot gjatë ndeshjes Delvina-Albpetrol.
Një person ka hyrë në fushë dhe ka goditur arbitrin e ndeshjes, duke sjelle dhe ndërprerjen e ndeshjes.
Për këtë ngjarje ka reaguar dhe policia.
“Gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.
Si pasojë shtetasi E. P, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit”, thuhet në komunikaten e policise se Delvinës. /Sarandanews.com/