Llogoraja mbulohet nga dëbora, qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në Llogora, Vlorë, kanë nisur reshje dëbore, ndërsa po punohet për mbajtjen e aksit rrugor të hapur.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme, por drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Po punohet me 3 mjete borëpastruese dhe 1 fadromë për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat”, informoi ARRSH.