Butrinti nuk di të ndalet, merr fitoren e radhës në transfertë ndaj Tepelenës

Butrinti vijon serinë e fitoreve në kampionat, duke mos u thyer as në sfidën e sotme në transfertë përballë Tepelenës.

Një fitore e pastër me rezultatin 0-2 i dha suksesin e radhës skuadrës së Milto Gurmës, që po shfaqin një futboll mjaft të bukur në këtë edicion të ri.

Golat e shënuar nga Barka dhe Mirani, vendosën fatet e kësaj sfide ku Butrinti mori tre pikë të arta.

Pas këtij suksesi sarandiotët vijojnë të udhëheqin të vetëm tabelën e renditjes me 19 pikë të grumbulluara.

Viti 2020 do të mbyllet me sfidën direkte që do të ketë me Maliqin këtë të mërkurë në stadiumin “Andon Lapa”. /Sarandanews.com/