Zgjohet Hariz Mema dhe thyen orën policore: Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve
Hariz Mema është zgjuar dhe ka thyer orën policore për të protestuar, pas ngjarjes së vrasjes së një të riu nga policia në Tiranë.
“Mbas një ngjarje shokuese, ku policia e shtetit ekzekutoi një të ri 25 vjeçar në Tiranë vetëm pse shkeli orarin “policor”, të rinjtë e Sarandës, qytetarët u solidarizuan masivisht duke kryer homazhe për të ndjerin.
Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve, pasi junta ushtarake, policore e politike nuk njeh kufijë.
I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së Klodian Rashës!”, shprehet Mema. /Sarandanews.com/