SHIFRAT/ Saranda, qyteti i dytë pas Tiranës me rastet më të larta me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 782 raste të reja me koronavirus.

Qyteti i parë që kishte numërin më të lartë të të infektuarave me koronavirus ishte Tirana me 315 raste në Tiranë.

Ajo që ra në sy në bilancin e 24 orëve të fundit ishte qyteti i Sarandës.

Për herë të parë që prej nisjes së pandemisë Saranda shënoi sot një rekord të ri infektimesh.

46 raste të reja u shënuan sot në Sarandë, duke qenë qyteti i dytë pas Tiranës në 24 orët e fundit që kishte numërin më të lartë të infektimeve.

Insitucionet vendore në Sarandë kanë kërkuar nga qytetarët që të respektojnë maksimalisht masat për parandalimin e koronavirusit. /Sarandanews.com/