Pandemia, Greqia mban të mbyllur kufijtë deri me 14 dhjetor
Greqia do të mbajë të mbyllur kufijtë per vendet fqinje deri më 14 dhjetor.
Masa vlen për kufijtë ajrorë, tokësorë dhe detar.
Vala e dytë e koronavirusit vazhdon me intensitet, kryesisht në Greqinë Veriore, duke shkaktuar shqetësim për epidemiologët dhe qeverinë.
Ekziston frika se një relaksim i masave mund të çojë në shpërthime të reja edhe në zonat që aktualisht janë në gjendje të mirë.
Sipas zyrtarëve të qeverisë në këtë moment të gjithë skenarët janë në tryezë dhe vëmendja e të gjithëve është e përqendruar në përpjekjen për të përmbajtur pandeminë. Shkollat dhe kopshtet gjithashtu pritet të hapen nga mesi i dhjetorit.