Milto Çondi, mjeku epidemiolog nga Saranda që lufton çdo ditë kundër virusit Covid-19
Milto Çondi, mjeku epidemiolog, çdo ditë së bashku me ekipin e tij në luftë kundër Virusit COVID-19.
Pas përfundimit të studimeve në vitin 1977, Doktor Milto emërohet përgjegjës në Qendrën Shëndetësore të Vurgut.
Në vitin 1982, transferohet në Seksionin e Shëndetësisë të Sarandës. Përfundon specializimin në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë për Epidemiologji në vitin 1989 dhe emërohet shef i Epidemiologjisë në drejtorinë e Higjenës dhe Epidemiologjisë Sarandë.
43 vite në shërbim të qytetarëve, 31 vite dedikuar epidemiologjisë, përherë i palodhur e i papërtuar për njerëzit.
Qytetar shembullor i Sarandës, prind i devotshëm dhe bashkëshort i mjekes obsetër-gjinekologe Monda Çondi, e cila gjithashtu për gati 40 vjet u ka shërbyer pa kursim qytetarëve të Sarandës dhe zonave rreth saj.
Në këtë kohë të vështirë kur e gjithë bota është në luftë me armikun e padukshëm, mbushemi me shpresë dhe besim nga eksperienca dhe ekspertiza e stafeve tona spitalore, të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre.