Greqia kriter të ri për COVID-in/ Përveç tamponit negativ me vete, shqiptarëve do u bëhet edhe testi i shpejtë në kufi!
Greqia ka vendosur një kriter të ri për kalimin e kufirit nëpërmjet Kakavijës, e vetmja pikë e kalimit kufitar që do të qëndrojë e hapur nga dita e nesërme.
Kështu mësohet se përveç testit PSC që të ketë dalë negativ dhe të jetë i 72 orëve të fundit, autoritetet greke do t’u bëjnë edhe tamponin e shpejtë qytetarëve.
Kush rezulton pozitiv do kthehet, kush jo do të kalojë kufirin për të shkuar në destinacion.
Mbetet për t’u parë nëse ky kriter i ri, do të shkaktojë radhë të gjata, siç ndodhi disa muaj më parë.