Çështje në SPAK dhe arratisja nga Shqipëria, Hyseni tregon të vërtetën për ish- drejtorin e kadastrës së Sarandës

Deputeti Alket Hyseni ka sqaruar të vertetën sa i përket çështjes së drejtorit të Kadastrës së Sarandës.

Për këtë të fundit është përfolur sikur ka një çështje të hapur në SPAK dhe është arratisur nga Shqipëria.

Në emisionin OPEN, i pyetur nga gazetari Gjekmarkaj, Hyseni shtoi se këto janë thashetheme dhe s’ka asgjë të vërtet.

“Kjo është totalisht e pavërtet. Këto janë thashetheme, nuk ka asnjë të vërtet”, tha gjatë emisionit Hyseni.

Kujtojmë që pak muaj më parë ish drejtori i Kadastrës së Sarandës Ardian Kola dha dorhëheqje nga ky post.

Motivacioni ishte angazhimi në strukturat e PS-së për të thelluar fitoren e kësaj force politike në këtë zonë./Sarandanews.com/