Sarandë, policia bllokon 6 automjete

Policia e Sarandës ka pezulluar gjashtë patenta dhe gjashtë automjte, gjatë një kontrrolli të kryer pas orës 18:00.

Këto masa nga ana e policisë janë marrë, pasi këta drejtues mjetesh kane thyer aktin normativ nr 3 te dates 15/03/2020 neni3 pika 11, duke qarkulluar me automjete.

Siç dihet duke filluar nga e enjtja do të kufizohet dhe orari me këmbë, i cili do të jetë nga ora 06:00-10:00 dhe nga ora 16:00 deri më 18:00. /Sarandanews/