Vandalizuan stacionin e metrosë në Akropol, mes 43 të arrestuarve në Greqi ka dhe shqiptarë
Policia greke ka arrestuar 43 persona, për vandalizëm të stacionit të metrosë të Akropolit, mes tyre kishte edhe shqiptarë.
Personat akuzohen për prishje të rendit, dëmtim të pronës dhe pengim të transportit.
Sipas mediave greke nga 43 të arrestuar 10 janë persona të huaj nga Shqipëria, Franca, Turqia, Gjermania, ShBA, Spanjë, Siri dhe Britani.
Të arrestuarit raportohet se edhe më parë janë përfshirë në veprimtari të ngjashme, duke u konsideruar si anarkistë.
“Një grup vandalësh zbritën në rrugën e këmbësorëve, shkruan parulla jashtë stacionit dhe më pas u zhvendosën në portet ku shkaktuan dëme, hodhën bojë, shkruan parulla etj”, raporton Protothema.
Menjëherë në stacion kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët bënë edhe arrestimet e personave.