Ardit Cikuli ul në rrugë disa demokratë të lagjes nr.1: Ja çfarë do bëj për Sarandën po fitova

Kandidati i dyshes Meta-Berisha ne Sarande, Ardit Cikuli ka zhvilluar nje takim me banoret e lagjes nr.1.

Me nje pjesmarre te paket qytetaresh Cikuli i ka ulur ata nje nje trotuar ku u ka kerkuar voten me 14 maj.

Ai ka treguar disa nga pikat e tij se çfare do beje nese do zgjidhet kryebashkik i Sarandes.

“Teksa shpalosëm programin tonë të modernizimit të Sarandës, banorët në kërkesat e tyre radhitën mungesën e çerdheve, kopshteve, hapësirave të gjelbërta dhe infrastrukturës rrugore.

Eko Kampusi me dyer që s’u hapën kurrë, duhet me patjetër tu shërbejë banorëve të lagjes nr.1, por dhe gjithë qytetit.

Rrugëtimi ynë në 4 vitet e ardhshme nuk ka për të qen i lehtë, por është e sigurt se nevojat e qytetarëve nuk do të injorohen kurrë, ka qenë premtimi i Ardit Cikulit.

Me besimin që na jepni ju shkojmë drejt 1️⃣4️⃣ besimplotë, për të nisur një kapitull të ri për Sarandën”, ka thënë Ardit Cikuli.