“El Pais” i rekomandon turistëve spanjollë Ksamilin: Një plazh që duhet vizituar patjetër

Ksamili është një nga vendet më të mrekullueshme në Sarandë dhe në jug të vendit për të kaluar pushime fantastike.

Gazeta e njohur El Pais i ka kushtuar një shkrim plazhit të Ksamilit, duke ia rekomanduar turistëve spanjollë për të vizituar sa më parë këtë vend.

“I gjithë bregdeti, nga Vlora në këtë vend, shfaq bukurinë e Mesdheut me ujëra gjithnjë e më të pastra dhe transparente.

Përgjatë bregdetit, minaret i japin vendin kullave të kishave, dhe ndikimet greke vërehen nga afërsia e vendit helen.

Në verë, plazhet janë të mbushura me njerëz dhe të zjarrtë, duke thyer qetësinë e ujërave të saj.

Duke përdorur një simulim teatral, Ksamil është si akti i fundit i një funksioni para ovacionit të përgjithshëm.

E ndërtuar në vitet 1960 në Parkun Kombëtar të Butrintit, qyteti ka një popullaritet të madh nga turistët të cilët pushojnë tek tre ishujt e vegjël.

Me kalimin e kohës, plazhet u populluan me bare, cadra dhe sot është një nga destinacionet më të kërkuara.

Plazhi i “Tre ishujve” është zona që turistët vizitojnë dhe preferojnë që të kalojnë më së shumti pushimet në Ksamil”, shkruan El Pais. /Sarandaneës/