Greqia ashpërson më tej masat/ Shkollat fillore, kopshtet dhe çerdhet të mbyllura deri më 30 nëntor
Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias, e filloi konferencën për shtyp sot, duke thënë: Njoftojmë pezullimin e funksionimit të shkollave fillore, kopshteve dhe çerdheve, deri më 30 nëntor.
Ky vendim vjen pasi Greqia vijon të ketë situatë tepër shqetësuese nga Covid pavarësisht masave. Në spitalet në Selanik, Larisa dhe Pella, të premten në mbrëmje deri të shtunën, 13 persona të tjerë kanë humbur jetën, nga ndërlikimet e shkaktuara nga Covid-19.
Ndërkohë Ministrja e Arsimit në deklaratat e saj tha: Nga e hëna dhe për dy javë, mësimi është i pezulluar. Shkollat fillore, kopshtet, shkollat e mesme dhe licet do të qëndrojnë të mbyllura.
Arsimi në distancë. Nga ora 9 e mëngjesit, nga ERT 2, do të transmetohen kurse edukative për nxënësit e shkollave fillore. Programi do të nisë të Dielën. Edukimi në distancë do të fillojë të Mërkurën, do të zgjasë 30 minuta dhe do të zhvillohet nga ora 2 në mesditë deri në 5 për shkollat fillore dhe nga ora 2 në 4 për kopshtet.
Ndërkohë Z. Theodorikakos, ministri i Brendshëm deklaroi:
Që nga dita e parë e krizës, kryeministri dhe qeveria e kanë bërë mbrojtjen shëndetësore një përparësi kryesore.
1) Në punë me personelin absolutisht të nevojshëm.
2) Të punuarot online në masën maksimale të mundshme dhe në asnjë rast më pak se 50%
3) Administrata është e detyruar të sigurojë që nëpunësit civilë që i përkasin grupeve të cenueshme, do të qëndrojnë në shtëpi, ose online ose me leje.
4) Prindërit mund të qëndrojnë në shtëpi ose me orë të reduktuara me 25%, ose me marrëveshje, ose duke përdorur leje, në mënyrë që njëri nga dy prindërit të jetë në shtëpi me fëmijët e tij.
Masa të ngjashme zbatohen për punonjësit në ndërmarrjet private.
Qeveria lokale do të japë një kontribut, veçanërisht për grupet në nevojë.
Qendrat ditore komunale dhe private do të mbyllen nga e hëna.
Ndihma në shtëpi mund të shfrytëzohet shumë nga strukturat që do të qëndrojnë të mbyllura për dy javët e ardhshme.