Gurma takim online me Hermann Plumm: Mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm

Kryebashkiaku Sarandës, Adrian Gurma, ka zhvilluar sot një takim online me Hermann Plumm, Menaxher Programi dhe drejtues i Projektit “Menaxhimi i Modernizuar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese”, të GIZ.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gurma shprehet se e ka uruar zotin Plumm për daljen në pension, ndërsa ka uruar pasardhësin e tij, znj. Christine Koenig

“Sot në takimin online, ku urova për daljen në pension z. Hermann Plumm, Menaxher Programi dhe drejtues i Projektit “Menaxhimi i Modernizuar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese”, të GIZ në të cilin Bashkia Sarandë është partnere dhe përfituese, si dhe mirëprita dhe urova në detyrën e re, zëvendësen e z. Plumm, znj. Christine Koenig.

Mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe siguri për përkushtim dhe vendosmëri në arritjen e qëllimeve të përbashkëta për përmirësim e punës në sektorin e manaxhimir të mbetjeve”, shkruan kryebashkiaku Gurma në rrjetet sociale. /Sarandanews.com/