Rekord i ri në Greqi, 2166 raste të reja me koronavirus dhe 13 vdekje në 24 orët e fundit
Autoritetet greke njoftuan sot 2166 raste të reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus është 44246.
Ndërkohë që 169 pacientë po trajtohen të intubuar 300 pacientë janë liruar nga ICU.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 13 vdekje të tjera, duke shkuar në 655 vdekje gjithsej në Greqi nga koronavirusi.