Krijohet në Sarandë Dhoma Ekonomike e Gruas

Pas krijimit në qendër u krijua edhe në Sarandë Dhoma Ekonomike e Gruas, si forcë kryesore e jetës në vend. Takimi i parë i punës për krijimin e rrjetit të grave në biznes nisi nga Saranda.
Nisi nga Saranda pasi edhe problematikat në Sarandë kanë qenë më të mëdha, si konkurenca e pandershme, probleme këto të servirura edhe Dhomës Ekonomike të Gruas për zgjidhje. 15 gra, drejtuese biznesi nga Saranda, Delvina dhe Konispoli, nën drejtimin e Bordit drejtues të Dhomës Ekonomike të Gruas u mblodhën tek restorant “Gusto di Casa” për të diskutuar secila për biznesin e vet, por edhe për mënyrën se si mund të ndihmohen këto gra biznesmene.
Merrte pjesë nënkryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas, Valbona Begolli, drejtoresha ekzekutive, Klodjana Ajazi,Irena Toçi dhe Ildize Brahimi, anëtare bordi.
Eshtë kënaqësi që të jenë sot këtu këto gra të nderuara, drejtuese të bizneseve të ndryshme. Mendoj se është koha duhur për krijimin e Dhomës Ekonomike të Gruas sepse edhe problemet janë shumë të mëdha, tha mes të tjerave në nisje të takimit, Rudina Liçaj,anëtare e Dhomës Ekonomike të Gruas.
Më tej biznesmenet gra sollën secila përvojën e tyre.
Herë pas here drejtueset e Dhomës Ekonomike të Gruas komunikuan me gratë biznesmene, pjesëmarrëse në takim, duke u treguar edhe mënyrën se si mund të ndihmohen ato në ecjen më tej të biznesit.
Qëllimi i krijimit të Dhomës së Ekonomike të Gruas në Biznes edhe në Sarandë është për fuqizimin e pozitës së gruas për të bërë biznes dhe për të qenë lider në ekonomi si dhe krijimi i mundësive për financim, grande, makineri apo pajisje që u krijohet si mundësi kur je anëtare e Dhomës për të përfituar nga programe dhe institucione të ndryshme.