Rritja e shifrave të Covid, qeveria greke ashpërson masat: Selaniku dhe Serra në karantinë
Qeveria e Greqisë ka vendosur bllokimin e plotë të qytetit të Selanikut dhe Serras për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19.
Vendimi i botuar sot në Fletoren Zyrtare hyn urgjentisht në fuqi dhe parashikon që kufizimet në Selanik dhe Serra do të jenë në fuqi për dy javë.
Kufizimet e reja pengojnë qytetarët të dalin nga shtëpia kot, por vetëm për arsye shëndetësore dhe për punë.
Ndërkaq qytetarët duhet të dërgojnë patjetër një SMS për të dalë nga shtëpia, përndryshe nuk mund ta bëjmë këtë gjë.
Shtetrrethimi do jetë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Vendimi për të vendosur një bllokim në Selanik erdhi pas një rritje të infeksioneve gjatë fundjavës – 530 raste të premten, 839 të shtunën dhe 449 të dielën.