Mbjellja e pishave, Adrian Gurma: Sezoni turistik e gjen Sarandën me hapësira të rivitalizuara dhe me më shumë gjelbërim

Shëtitorja e re e Sarandës që është transformuar tërësisht ka marrë së fundmi një pamje ndryshe, ku punimet vijojnë me ritme të larta për të përfunduar para sezonit turistik.

Këtë të martë ka nisur edhe mbjella e pishave dekorative, duke i dhënë një pamjet fantastike shëtitores së re.

Kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, shkruan se sezoni i ri turistik do e gjejë Sarandën me hapësira të rivitalizuara dhe me më shumë gjelbërim përgjatë bregut të detit

“Në kantierin e shëtitores, puna vazhdon me ritme të larta,drejt përfundimit të investimit.

Sezoni i ri turistik do e gjejë Sarandën me hapësira të rivitalizuara dhe me më shumë gjelbërim përgjatë bregut të detit”, shkruan kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma.

Mbjellja e pishave në shëtitore është pëlqyer edhe nga pjesa më e madhe e qytetarëve sarandiot. /Sarandanews.com/