Me mentalitet komunist, të rinjtë e FRPD Sarandë shpërndajnë trakte gjatë natës kundër Ramës

Në mënyrë qesharake disa të rinj të FRPD Sarandë, mbrëmjen e së premtes kanë vendosur nëpër makina të qytetarëve të ndryshën dhe institucione disa borshura të vogla kundër kryeministrit Rama.

Ajo që është e qesharake, por dhe e turpshme në këtë organizm të të rinjve të FRPD Sarandë, është aksioni i tyre në mënyrë të fshehtë, kur të gjithë rrugët e qytetit janë të boshatisura.

I frikshëm është mentaliteti i të rinjve të FRPD-së Sarandë që këtë aksion e kanë kryer në orët e vona ta natës, duke të sjellë në memorie kohët e errta të komunizmit.

Ata shumë mirë dhe kanë gjithë të drejtën e tyre që ato broshura të vogëla, që përmbanin thirrje kundër Edi Ramës mund t’i bëjnë dhe ditë normale.

Por, kjo vetëm sa i bën qesharake dhe u nxjerr në pah metodat komuniste që përdorin duke shpërndarë fshehurazi këto trakte. /Sarandanews.com/