Greqia merr masa drastike, mbyllen restorantet dhe baret në zonat e kuqe, vendoset kufizimi i orareve (RREGULLAT E REJA)

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka njoftuar masat e reja që do të merren për të bërë të mundur parandalimin përhapjes së koronavirusit.

 Mitsotakis ka bëri me dije se nga ora 06:00 ditën e martë (3 nëntor) do të hyjë në fuqi masat e reja, të cilat do të mbeten në fuqi për një muaj.

Minisistria e Shëndetësisë në Greqi e ka ndarë vendin në dy zona, të quajtur ‘mbikqyrja’ dhe ‘Rritja e rrezikut’.

Mitsotakis sqaroi se zona e parë (Zona e Mbikqyrjes) përfshin të gjitha prefekturat që deri më tani paraqesin pak raste, ato që deri më sot janë në “ jeshile ” dhe “të verdhë ”.

Masat që do të merren në këto zona:

Përdorimi maskës kudo, brenda dhe jashtë.

Nga 12:00 në mbrëmje deri në 5:00 në mëngjes nuk do të lejohet lëvizja

50% në sektorin publik dhe privat dhe shumica të punojnë online.

Mësimi online në univeristete

Zona e ‘Rrezikut të Rritur’ përfshin zonat që deri më sot nuk janë vetëm në “të kuqe”, por edhe në “portokalli”. Kjo përfshinë gjithë Greqia Veriore,  por edhe Atikën.

Mbyllen të gjitha restorantet, fast-food,etj, lejohet shërbimi në shtëpi.

Mbyllen të gjitha vendet argëtuese, kulturore dhe sportive: Bare, kafene, kinema, muze dhe teatro, si dhe palestra.

Kujtojmë që deri më tani në Greqi 620 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 37,196.