kryeministri grek: Samos i rezistoi tërmetit, masat për pandeminë do të shpallen nesër
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në detin Egje që shkaktoi dëme të mëdha edhe në ishullin grek Samos.
Mitsotakis deklaroi se me anë të një mesazhi në twitter se një ekip qeveritar është nisur drejt ishullit ndërsa u shpreh se njoftimet për pandeminë e koronavirusit do të shtyhen për ditën e nesërme.
“Samos rezistoi! Një ekip qeveritar po shkon në ishull për t’u marrë me problemet. Unë jam vazhdimisht i informuar për situatën dhe u bëj thirrje banorëve që të jenë vigjilentë gjatë aktivitetit pas tërmetit. Njoftimet për pandeminë do të bëhen nesër “, shkruan ai.
Sipas medias greke, më herët u raportua se ai do të shpallë masat dhe një mbyllje totale të restoranteve. Nuk dihet nëse ky është skenari përfundimtar.