Jahti në Patok/ Zbardhet dëshmia e pronarit francez: Kur u ktheva nga Saranda s’e gjeta
Zbardhen detaje te reja ne lidhje me jahtin e gjetur pranë Patokut pak ditë më parë.
Shtetasi francez ka qenë duke udhëtuar me Velierë nga Kroacia drejt Shqipërisë për arsye turistike. Gjatë udhëtimit, mjeti lundrues ka shfaqur probleme motorrike dhe ka ndaluar në vendin që e gjeti policia.
Më tej ka udhëtuar në Sarandë te disa miq të tij dhe pas disa ditësh është kthyer të marrë mjetin, por kur është kthyer ia kishte marrë policia dhe ia kishte ankoruar në PKK Shëngjin.
“Kam qenë duke udhëtuar me Velierë nga Kroacia drejt Shqipërisë për arsye turistike. Gjatë udhëtimit, mjeti lundrues ka shfaqur probleme motorrike dhe ka ndaluar në vendin që e gjeti policia.
Unë udhëtova në Sarandë te disa miq të tij dhe pas disa ditësh kur u ktheva per të marrë mjetin, mjeti ishte marre nga policia“, kështu ka dëshmuar ai.
Policia ka filluar hetimet në bashkëpunim me prokurorinë dhe shërbimet homologe, qoftë për mjetin, qoftë për personin.