Manastirliu: Po të kemi mbingarkesë në spitalet COVID do zgjedhim kush trajtohet i pari

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Kuvendi ka deklaruar se po punohet për rritjen e kapaciteteve në spitale. Nëse do ketë mbingarkesë të spitale dhe do të përballemi me vështirësi, Ministrja tha se do zgjedhim kush do trajtohet i pari.

Ajo theksoi se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitalet rajonale.

Nga ana tjetët sot mazhoranca pritet të rrëzojë në Kuvend dekretin e presidentit Ilir Metës që kthen për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Lajmin e konfirmoi dje Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla por edhe kryeministri Edi Rama në reagimet e fundit, i cili tha se e vlerëson opinionin e Komisionit të Venecias, por do të votohen ndryshimet sot.

Asaj i duhen 84 vota për Kodin e ri elektoral. Kërkesë e Ilir Metës nuk u mor në konsideratë as nga Komisioni i Ligjeve i cili me 15 vota kundër dhe 2 pro rrëzoi dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë një nga pikat e rendit të ditën për sot është edhe një interpelancë me ministrin e Shtetit per Rindërtimin Arben Ahmetajn, kërkuar nga deputeti Halit Valteri. I thirrur në interpelancë në Kuvend, ministri i Rindërtimit tha se brenda 31 dhjetorit do përfundojë ndërtimi i 300 shtëpive në Tiranë, dhe 300 në Shijak. Ai tha se deri tani janë alokuar 32 miliard lekë dhe se 9 shkolla janë në proces ndërtimi.