Vrasja e biznesmenit në Himarë, jepet masa e sigurisë për autorin e dyshuar
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Kliti Lekën, i cili dyshohet si autor i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, 3 ditë më parë.
Leka akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Gjykata miratoi kërkesën e prokurorit të çështjes për zhvillimin e procesit me dyer të mbyllura. Mësohet se gjatë seancës kanë qenë të pakta fjalët e Goros.
Ngjarja e rëndë ndodhi, më 17 tetor, në hyrje të shëtitores së Himarës, ku i vrarë mbeti biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, ndërsa u plagos e motra e tij. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronash.