Mblidhet këshilli socialist në Vergo të Delvinës, Hyseni: Jemi alternativa e vetme për zgjidhjen e problemeve
Këtë të premte deputeti Alket Hyseni, ka zhvilluar një takim me mbledhjen e Këshillit Socialist të Njësisë Vergo, Delvinë.
Hyseni shprehet se qytetarët e shohin se Partia Socialiste është alternativa e vetme për zgjidhjen e halleve dhe problemeve
“Në mbledhjen e Këshillit Socialist të Njësisë Vergo, Delvinë.
Këtu njerëzit na shohin në sy dhe i shohim në sy. Ata e dinë që jemi modeli dhe shembulli i punëve të mira, reformave të mëdha dhe alternativa e vetme për zgjidhjen e halleve dhe problemeve, por edhe rritjen e mirëqenies dhe përparimin e vendit.
U kemi premtuar ato gjëra që mund ti bënim dhe kemi bërë ato që u kemi premtuar!”, shprehet Hyseni. /Sarandanews.com/