Shqetësojnë shifrat me koronavirus në Greqi, mbi 500 të infektuar

Edhe në shtetin fqinj është rikthyer ankthi për shkak të rasteve të reja me koronavirus që shtohen nga dita në ditë, duke paralajmëruar kështu një përkeqësim të situatës me afrimin e dimrit.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 508 raste të reja me koronavirus dhe 8 viktima.

Që nga nisja e pandemisë në Greqi janë shënuar mbi 24 mijë të infektuar dhe 490 viktima.