Maskat me detyrim, Rama: Sot u mërzita pak, por mirë kështu se taksirati i mbylljes prapë

Super reagim! Kështu e quan kryeministri Edi Rama vendimin e qytetarëve për të respektuar vendosjen e maskës në ambiente të hapura.

Rama thotë se njësoj si qytetarët, edhe ai është mërzitur sot nga realiteti i ri por më mirë taksirati i maskës se taksirati i mbylljes sërish në karantinë me javë të tëra.

“Super reagim sot me maskat edhe në rrugë, rrofshi, rrofshi, rrofshi, ju dua shumë.

Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe mbani maskën sapo dilni nga shtëpia”, shkruan Rama, teksa ka ndarë edhe videon e shpërndarë nga ministrja Manastirliu.