Greqia, vetëm një hap larg vendimit ekstrem si masë kundër Covid-19
Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë që autoritetet greke të bëjnë të detyrueshme vendosjen e maskës në ambientet e jashtme dhe të brendshme.
Greqia ka arritur limitin e vendosur prej 20 000 rastesh me koronavirus dhe numri i dyfishua që prej gushtit. Që prej këtij muaji deri më tani janë shënuar 10 000 raste të reja duke vënë në alarm autoritetet
Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Anastasia Kotanidou tha për radio “Thema” se sot dhe nesër do të diskutohet mbi masat e reja, të cilat mund të parashikojnë edhe vendosjen e maskës në ambientet e brendshme dhe të jashtme.
“Masa e radhës do të jetë vendosja me detyrim e maskës në ambientet e brendshme dhe të jashtme”, tha ajo.
Greqia është duke kaluar një situatë të vështirë në qytetet e mëdha si Athina dhe Selaniku, ndërsa deri më tani numërohen 37 te vdekur vetëm në azile, ku virusi është shpërndarë gjerësisht.
Një ditë më parë u shënuan 303 raste të reja, ku më shumë se gjysma janë në rajonin e Atikës. /